Rrëfimi i burrit që u mbajt 21 ditë nën tortura nga serbët

Në rrëfimin e ditës së sotme në kuadër të “Heshtja që vret – Klithma e vërtetë e lꭒftës”, rrëfehet një burrë i cili në dorë të serbëve kishte rënë rrugës ku po shkonte të ndihmonte një ushtar të UÇK-së.

Ai në Debat Plus me Ermal Pandurin tregoi se forcat serbe e ndanë nga shoku i tij e pjesa tjetër pastaj ishte histori që i la përjetë shenja emocionale e fizike.

I mbijetuari: E premte ka qenë, jam arrestu me një ushtar, me një kushëri timin.

Panduri: Ai ka qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës?

I mbijetuari: Unë kam qenë duke e përcjell deri me një fshat tjetër.

Panduri: Duke e përcjell për me ju bashkëngjitë?

I mbijetuari: Ai ka qenë duke e çu postën, ka qenë postier. Unë kam shku me të edhe kemi rënë në pritë. Kishin qenë duke e minu rrugën. Kish qenë edhe ushtarë edhe paramilitarë. Ka qenë ora 08:00 e mëngjesit, aty na kanë gjujtë por fati, neve nuk na kanë rrokë. Kerri u bë shoshë por kryesorja neve dyve jo. Të armatosur kemi qenë.

Panduri: Të armatosur keni qenë?

I mbijetuari: Ushtari po, unë jo. Ai ka pas edhe armë edhe bombë por fati që i ka pas në bagazh të veturës. Armen me veti, automatikun e ka pas në bagazh. Qaty na kanë nxënë, jemi dorëzu. Nuk kemi pas mundësi nga me ikë se ka qenë tenka përpara edhe policia, por fati i mirë që i kam njoftë.

Panduri: I ke njoftë?

I mbijetuari: Se kanë qenë të gjithë të komunës time. Policia, ushtrinë nuk i kam njoftë. Ata policë që na kanë nxënë në atë moment i kam njoftë katër”, ka rrëfyer ai.

Fillimisht të mbijetuarin e dhunës seksuale e quan në një vend bashkë me shokun e tij ushtar, aty pati maltretime vetëm fizike, madje edhe paratë që kishte me vete ia morri një udhëheqës serb aty.

“Fizikisht, atij ushtarit ia thyen këmbën, mua ma thyen edhe mua këmben e majtë këtu, aty në vend të ngjarjes, edhe na kanë çu në ******* edhe aty na kanë mbajnë një orë, një ore e gjysmë. Aty zv.komandanti i tyre më tha pse i ke gjithë këto pare. I thash: Këto pare i kam të juajat, thash i kam marr prej juve. Tha, si prej neve, tha ti a je bashkëpunëtor i joni a. Thash jo bashkëpunëtor por thash kam dëshmitarin, thash ******, tha, qysh?. Thash kur ka dal ky aty, më nxuni, tha qato dinarë me mi bë marka se kam punu me deviza, pas viteve të 90-ta kam punuar gjashtë vite. Thash mi ka dhënë ai, ia kam bë edhe i ka thirr ata se kujtoi mos po e gënjejë, e ka thirr atë dhe tha, po e vërtetë është, ia kam dhënë. Ani tha, le këtë deri sa ta bëjmë verifikimin, juve tha nuk guxoj me ju liru. Po halli? Tha duhet me ju çu për *****  tha a po i lenë paratë këtu, qe kur të kthehesh i merr. Unë e dita qëllimin që paratë me u kthy ato jo dhe i thash nuk po kthehem me i marr por po ti lë ty. Thash nëse ke mundësi, të na lirojnë. Tha me ju liru nuk mundem por besën po ta jap që do të ju dërgoj në *****  me një vend ku janë veç gra. Tha nuk keni me pas maltretime. Edhe na kanë dërgu në ***** është para hotelit ****** Na kanë çu aty edhe aty kishin qenë të gjitha femra. Si na kanë dërgu aty, është ardh njëri edhe na ka parë, tha ty jam duke të kërku”, rrëfen ai.

Tek ky vendi ku e dërguan për herë të dytë e ndanë nga shoku i tij, ndodhi ajo që nuk e kishte menduar asnjëherë.

Në bodrume të kafeneve e mbanë për 21 ditë ku përjetoi maltretimet më të ashpra.

Shija e redaktorit

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar sqarim juridik lidhur me situatën pas përfundimit të afatit kushtetues...

Fitore e jashtëzakonshme me nokaut nga Usyk, e rrëzon Duboisin...

Oleksandr Usyk është shpallur kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez Daniel Dubois.  Raundin e parë Usyk e...

Të fundit nga rubrika