Rrëfimi i reporterit të luftës, Haqif Mulliqi

Rrëfimi i reporterit të luftës, në Kosovë, Haqif Mulliqi, ka treguar se si vendosi të jetë pjesë e raportimit të luftës si gazetar dhe prej ku ka filluar rrugëtimi i tij

Haqif Mulliqi

Haqif Mulliqi, i njohur mirë si regjisor e dramaturg ka një rrëfim tjetër tejet interesant gjithashtu, ai ishte reporter lufte në Kosovë.

Për RTV Dukagjinin ka treguar përvojën e tij derisa nga ai pritet botimi i një libri me po të njëjtën histori.

Rrëfimet e luftës gjithmonë bartin dhimbje, krenari e zgjojnë kureshtje.

Por, gjithmonë më me endje kur vijnë nga individë që kanë qenë në vijën e parë e tërë kohës në Kosovë.

I tillë është edhe rrëfimi i reporterit të luftës Haqif Mulliqi.

Ai tregon se si vendosi të jetë pjesë e luftës si gazetar.

“Unë në fund të viteve të 90-ta gjeta një hapësirë në shtypin kroat dhe slloven dhe shkruaja për tema te cilat ishin të ndaluara, udhëtoja shumë nëpër Europë, kam intervistuar thuajse njerëzit më të rëndësishëm të organizatave te emigracionit, politikës, një numër i madh i tyre pastaj ishin themelues të Lëvizjes së Armatosur”, ka thënë Mulliqi.

Mulliqi, tregon edhe lokacionin e parë prej ku kishte filluar raportimin.

“Unë herën e parë te parën kam shkuar në Jabllanicë të Dushkajës së Gjakovës vitin 93, ku ka pasur një përleshje të armatosur mes popullateës së atyshme me policinë, në fakt duhet ta keni parasysh që për të shkuar deri ne Gjakovë ka qenë sfidë e madhe”, ka thënë ai.

Ndër të paktit njerëz që më 5,6 dhe 7 mars lëviznin në Prekaz ishte edhe Mulliqi.

“Thanë ka nisë sulmi në Prekaz, thash do t’shkojmë dhe shkuam pastaj unë qëndrova atje deri më 10, 11 mars dhe jam një prej dëshmitarëve okular i ngjarjeve si janë zhvilluar në Prekaz”, ka thënë Mulliqi.

Ai përmend edhe emra politikanësh që dikur ishin luftëtar.

“Ideja e Drenicës ishte që të hyjnë dhe ta bëjnë shkrumb e hi gjithë Drenicën. Fati ka dashur dhe është meritën e jashtëzakonshme të Ramush Haradinajt dhe vëllezërve të tij që me 24 mars e hapën frontin në Gllogjan” ka shtuar ai.

Me emocion rrëfen edhe momentin kur ka menduar se nuk do të kthehet i gjallë tek familja.

“Atë moment kam menduar te Shpresa dhe fëmijët dhe kam thënë o zot, më nuk do ti takoj kurrë, dhe kam përshtypjen se temperatura e trupit më ra”, ka deklaruar ai.

Rrëfimi i tij është shumë më i gjatë e si i tillë po pritet të përmblidhet këtë vit në një libër nga vet Haqif Mulliqi.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika