Rregullorja e re e BQK-së, BE-ja kërkon nga Kosova të sigurojë një “periudhë mjaft të gjatë tranzicioni”

“BE-ja i kërkon Kosovës që të sigurojë një periudhë mjaft të gjatë tranzicioni dhe të gjejë zgjidhje të negociuar për këtë çështje në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, thuhet në komunikatën e BE-së

Flamuj të BE-së pranë ndërtesës së Komisionit Evropian në Bruksel.

Bashkimi Evropian (BE) të enjten i ka kërkuar Kosovës të sigurojë një periudhë mjaft të gjatë tranzicioni për zbatimin e rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), pasi sipas BE-së rrezikohet të ndërlikohet jeta e qytetarëve të komuniteteve, veçanërisht komunitetit serb.

BE-ja ka thënë se periudha e shkurtër e tranzicionit për zbatimin e rregullores, “e kombinuar me mungesën e informacionit dhe zgjidhjeve praktike për të gjitha komunitetet e prekura, rrezikon të ndërlikojë seriozisht jetën e tyre”.

Kjo deklaratë e BE-së vjen pasi të mërkurën zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se nga sot hyn në fuqi një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës që parasheh që vetëm valuta euro të përdoret për pagesa duke i dhënë fund përdorimit të dinarit serb.

Por, Bislimi ka pranuar se në vend të masave ndëshkuese, Qeveria do të investojë në informim dhe edukim gjatë “periudhës së tranzicionit”.

“Bashkimi Evropian i kushton vëmendje rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, e cila pritet të hyjë në fuqi sot. Rregullorja synon të rrisë transparencën e flukseve financiare, të sigurojë stabilitetin financiar dhe të luftojë pastrimin dhe falsifikimin e parave. BE-ja vëren se rregullorja do të ndikojë edhe në mbështetjen financiare që serbët e Kosovës marrin nga Serbia. BE-ja është e shqetësuar për pasojat që ky vendim mund të ketë në jetën e përditshme të serbëve të Kosovës dhe komuniteteve të tjera në mbarë Kosovën për shkak të mungesës së konsultimeve paraprake, veçanërisht për ndikimin e tij në shkolla dhe spitale, duke pasur parasysh mungesën e dukshme të alternativave në këtë moment. Periudha e shkurtër e tranzicionit për zbatimin e rregullores, e kombinuar me mungesën e informacionit dhe zgjidhjeve praktike për të gjitha komunitetet e prekura, rrezikojnë të ndërlikojnë seriozisht jetën e tyre”, thuhet në komunikatën e BE-së.

BE-ja tutje i kërkon Kosovës të gjejë një zgjidhje të negociuar për çështjen e “tranzicionit të gjatë” në kuadër të dialogut të mbështetur nga BE-ja.

Shija e redaktorit

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Të fundit nga rubrika