Një ngjarje e rëndë është raportuar në orët e hershme të mëngjesit të së martës në Prishtinë, ku një shtetas i huaj është bërë viktimë e një rrëmbimi dhe sulmi fizik.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rreth orës 03:30 të datës 29 korrik 2025, viktima – mashkull me shtetësi të huaj, ka njoftuar policinë se disa persona të panjohur, nën kërcënimin e armës, e kishin futur me forcë në një veturë, e kishin rrahur dhe e kishin kërcënuar.
Viktima ka marrë trajtim mjekësor për lëndimet e pësuara, ndërsa me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar dhe mbetet nën hetim.
Policia ka nisur procedurat hetimore për të identifikuar dhe kapur autorët e këtij akti të rëndë. Deri më tani, nuk është raportuar për ndonjë të arrestuar në lidhje me rastin.