Rrënohet spitali i Gazës pas bastisjes dy-javore të Izraelit

Pas një operacioni ushtarak dy-javor të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit në Gazë, spitali i Gazës, Al-Shifa, është rrënuar. Izraeli pretendon se gjeti armë dhe dokumente të inteligjencës brenda spitalit, ndërsa Hamas mohon përdorimin e vendeve mjekësore për qëllime ushtarake

Ndërtesat që strehojnë repartet e kujdesit intensiv, urgjencës, kirurgjisë së përgjithshme dhe ortopedisë janë shkatërruar, foto BBC.

Ushtria izraelite ka thënë se është tërhequr nga spitali al-Shifa në qytetin e Gazës pas një operacioni ushtarak dy-javor që ka shkatërruar një pjesë të madhe të kompleksit spitalor.

Sipas Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), trupat “vranë terroristë” dhe gjetën “armë të shumta dhe dokumente të inteligjencës” në zonë.

Bastisja ndodhi pasi Izraeli ka thënë se kishte inteligjencë që tregonte se Hamasi po përdorte spitalin si bazë për të nisur sulmet.

Hamasi ka mohuar përdorimin e vendeve mjekësore për të kryer operacione ushtarake.

Luftimet e ashpra janë raportuar rreth spitalit, më të madh në Gaza, javët e fundit.

Në një deklaratë pas tërheqjes të hënën, IDF ka thënë se trupat kishin “përfunduar aktivitetin e saktë operacional në zonën e spitalit Shifa dhe kishin dalë nga zona”.

“Trupat vranë terroristët në takime të afërta, gjetën armë të shumta dhe dokumente të inteligjencës në të gjithë spitalin, duke parandaluar dëmtimin e civilëve, pacientëve dhe ekipeve mjekësore”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.

Më herët, raportet e mediave palestineze thanë se dhjetëra trupa u gjetën në afërsi të kompleksit, duke cituar dëshmitarët dhe ministrinë e shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi, raporton BBC.

Por, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se 21 pacientë kanë vdekur në al-Shifa në dy javët e fundit, ndërsa kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se më shumë se 200 “terroristë” u vranë.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika