Rrëshqitje masivi në aksin Gjirokastër–Tepelenë, qarkullimi në “Shkallën e Zezë” me një sens lëvizjeje

Një tjetër incident është shënuar në aksin rrugor që lidh Gjirokastër me Tepelenë, ku një masiv shkëmbor është shkëputur nga shpati i malit dhe ka rënë në rrugë, duke shkaktuar bllokimin e qarkullimit.

Sipas informacioneve nga vendngjarja, rrëshqitja ka ndodhur në zonën e njohur si Shkalla e Zezë. Strukturat e emergjencës janë angazhuar menjëherë për largimin e dherave dhe gurëve, me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të qarkullimit normal të mjeteve.

Ndërkohë, policia bën me dije se për shkak të situatës së krijuar, ky segment rrugor aktualisht funksionon vetëm me një korsi lëvizjeje.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Njoftojmë qytetarët dhe përdoruesit e rrugës se, si pasojë e rrëshqitjes së një masivi dheu dhe gurësh, për shkak të kushteve atmosferike me reshje të dendura shiu, aksi rrugor ‘Gjirokastër–Tepelenë’, konkretisht në vendin e quajtur ‘Shkalla e Zezë’, funksionon me një sens lëvizjeje.

Strukturat e Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Strukturat e Emergjencës dhe me ato të Autoriteti Rrugor Shqiptar, po punojnë intensivisht për pastrimin e rrugës.

Gjithashtu, është rritur prezenca e shërbimeve me uniformë dhe me automjete të pajisura me fenelina, në të gjitha akset e qarkut, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, si dhe ofrimin e ndihmës për përdoruesit e rrugës, në rast nevoje.

Policia e Gjirokastrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të shmangin lëvizjet e panevojshme, pasi ka prezencë të ujit në akset rrugore.

Gjithashtu, apelon për vëmendje të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, si dhe për respektim rigoroz të rregullave të qarkullimit rrugor.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika