Sipas burimeve lokale, gati 1.000 varre të paidentifikuara të vendosura pranë kampit Al-Hol në verilindje të Sirisë presin për identifikim.
Vendi i varrimit, ku gurët e varreve mbajnë vetëm numra dhe vite vdekjeje, përveç varreve individuale me madhësi të ndryshme, janë vërejtur gropa të përgatitura rishtazi për varrime masive pranë vendit, shkruan Anadolu, transmeton Dukagjini
Kampi Al-Hol ndodhet në provincën Hasakah në verilindje të Sirisë dhe fillimisht u krijua për të strehuar njerëz të zhvendosur nga konfliktet pas pushtimit të Irakut të udhëhequr nga SHBA-të në vitin 2003.
Me kalimin e kohës, ai evoluoi në një vend pritjeje për familjet e anëtarëve të ISIS-it (DEASH).
Al-Hol, i kritikuar shpesh për kushtet e tij të tmerrshme humanitare, ra nën kontrollin e grupit terrorist YPG/SDF gjatë luftës civile siriane.