Rreth 300 ushtarë të KFOR-it marrin pjesë në marshimin norvegjez në Bondsteel

Rreth 300 ushtarë nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Danimarka, Bullgaria, Mbretëria e Bashkuar, Turqia, Zvicra, Kroacia, Letonia, Sllovakia dhe Polonia, që shërbejnë në kuadër të Komandës Rajonale – Lindje të KFOR-it, kanë marrë pjesë në marshin “Norwegian Ruck” të mbajtur në Kampin Bondsteel në Kosovë.

Marshimi, që përfshiu një distancë prej 30 kilometrash me çanta 11-kilogramëshe, u organizua në nderim të ushtarëve të rënë, duke reflektuar përkushtimin, qëndrueshmërinë dhe profesionalizmin e pjesëtarëve të KFOR-it.

KFOR ka theksuar se vazhdon të zbatojë mandatin e tij të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke kontribuar për një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

Misioni operon në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), secili në rolin e tij si përgjegjës për sigurinë.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika