Rreth 33 mijë aplikime për dy ditë për libra, vlerësohet shifër e ulët

Vetëm rreth 33 mijë aplikime kanë shkuar në adresë të ministrisë së Arsimit për subvencionimin e teksteve shkollore, në dy ditët e para të afatit. Kjo shifër po konsiderohet e ulët nga njohës të arsimit, duke pasur parasysh që kanë mbetur vetëm edhe 4 ditë deri në nisjen e procesit mësimor. Sipas tyre, kjo shifër vjen edhe si shkak i mungesës së informacioneve nga prindërit për të aplikuar në platformën “E-Kosova”

Më pak se 10% e prindërve që kanë fëmijët nxënës të shkollës fillore kanë aplikuar ende për subvencionim të teksteve shkollore, dy ditë pas hapjes së afatit.

Ndonëse kanë mbetur edhe 4 ditë, para se të nisë procesi mësimor, sipas të dhënave të ministrisë së Arsimit, të publikuara mbrëmjen e së shtunës, janë rreth 33 mijë aplikime në platformën “E-Kosova”.

Kjo shifër po vlerësohet e ulët nga njohësit e arsimit, meqë sipas të dhënave, rreth 300 mijë familje do të duhet t’i pajisin fëmijët e tyre vet me libra.

Rinor Qahaja nga Instituti “Ed Guard” thotë se institucionet do të duhej të merrshin më shumë me vetëdijesimin e prindërve për të aplikuar në këtë platformë.

“Ajo çka të gjithë jemi të vetëdijshëm, për bindjen time dhe nga ana e qeverisë është që ky proces është i vonuar, pa dyshim që po, kush do të jetë efekti i tij kjo ngelet të shihet nga shtatori e tutje, mirëpo një përkrahje më e madhe në vetëdijësim më të rritur në përdorim të platformës, pa dyshim se do ishte e mirëseardhur për prindërit së pari, të rikujtojm që jo të gjithë janë të përshtatshëm në platforma onnline”, ka thënë Rinor Qehaja.

Ndërsa ish-zëvendësministri i Arsimit, Azem Guri thotë se ky do të jetë vetëm një nga problemet që do të shfaqen ditëve në vijim.

“Ajo që është më kryesore për tu theksuar e para nuk kanë vepruar sic i obligon ligji për shkollimin parauniversitar në Republikën e Kosovës, që do të thot me ligj këto duhet të i ndjekin edhe procedurat e prokurimi, mashti është e obliguar që të bëjë pagesën e teksteve shkollore, jo në këtë formë sic kanë vepruar”, ka theksuar ish-zv. ministri i arsimit, Azem Guri.

Të premten e ardhshme, të gjithë nxënësit do të nisin vitin e ri shkollor.

Pavarësisht kritikave të shumta, MAShT-i, ka vendosur që këtë vit të subvencionojë prindërit, pasi siç ka thënë, nuk kanë arritur marrëveshje me shtëpitë botueses për furnizim me libra sikurse viteve të kaluara.

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika