Rrezarta Krasniqi: Vushtrria frymon me LDK-në – Entuziazmi për ndryshim më i madh se kurrë

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, ka shpërndarë një mesazh të fuqishëm përmes një postimi në Facebook, ku ka falënderuar qytetarët e Vushtrrisë për përkrahjen e madhe që, sipas saj, po i japin numrit 123 në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

“Vushtrria ime frymon me Lidhjen Demokratike të Kosovës!” ka shkruar Krasniqi në Facebook, duke theksuar se sonte bashkëvendësit e saj dëshmuan besimin dhe dashurinë për projektin e LDK-së dhe kandidatin për kryeministër, Dr. Lumir Abdixhiku.

Ajo shtoi se entuziazmi për t’i dhënë shpresë të re Kosovës është më i madh se kurrë më parë dhe se, të bashkuar, qytetarët do të ecin drejt një Kosove më të zhvilluar dhe më të drejtë.

“Faleminderit nga zemra për dashurinë dhe besimin!”, përfundoi postimin e saj Krasniqi, duke lënë të kuptohet se përkrahja në terren për LDK-në po forcohet çdo ditë.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika