“Rrezik”, rinia e PDK-së rrethon me shirita komunën e Drenasit

Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas ka ndërmarrë një aksion para objektit të komunës.

Ata kanë rrethuar hyrjen e komunës me shirita të verdhë ku shkruante “Rrezik”, njofton Dukagjini.

Ky aksion është ndërmarrë pas një audio-incizimi të kryetarit aktual, Ramiz Lladrovci, ku dëgjohej duke folur për një pronë milionëshe në këtë komunë dhe ndërtime të objekeve banesore.

Të fundit nga rubrika