Rrihen mes vete me mjete të forta, arrestohen katër persona në Gjilan

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar katër persona në Gjilan, pasi dyshohet se mes vete janë rrahur duke përdorur mjete të forta si vegla pune dhe thikë

Gjilani

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar katër persona në Drobesh të Vitisë të dyshuar për vrasje në tentativë.

Kjo pasi mes vete janë rrahur duke përdorur mjete të forta si vegla pune dhe thikë.

Në raportin e përditshëm të policisë thuhet se të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.

“VRASJE NË TENTATIVË. Fsh. Drobesh, Viti 08.03.2023 – 17:00. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj  kosovarë pasi që pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete duke përdorur mjete të forta (vegla pune dhe thikë). Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”.

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika