Rritet në 10 numri i të vdekurve nga zjarri në bllokun banesor në Spanjë

Autoritetet spanjolle njoftuan të shtunën se është rritur në 10 numri i përgjithshëm i të vdekurve nga një zjarri i madh që përfshiu një bllok banesor në qytetin e tretë më të madh spanjoll, Valencia.

Zjarri, i ndihmuar nga erërat e forta, u ndez të enjten mbrëma dhe autoritetet nuk kanë treguar se çfarë e ka shkaktuar atë saktësisht, raporton Rel.

Mëngjesin e së premtes ishte raportuar fillimisht për katër të vdekur nga zjarri.

Por, të shtunën në mëngjes, autoritetet njoftuan se e kanë gjetur trupin e viktimës së 10-të të këtij zjarri.

Rreth 100 të mbijetuar u dërguan në spital për mjekim të premten mbrëma.

Shërbimet emergjente në Valencia thanë se zjarri nisi në katin e katërt të një ndërtese dhe u përhap nëpër bllokun banesor. Autoritetet lokale kanë nisur hetim për ta gjetur shkaktarin e zjarrit.

Blloku, i përbërë nga dy ndërtesa, u ndërtua në vitin 2008, thanë zyrtarët.

Blloku ka 138 banesa dhe në të banonin 450 njerëz, raportoi gazeta El Pais duke cituar menaxherin e ndërtesës.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika