Rritet presioni mbi Izraelin që të bëjë më shumë për mbrojtjen e popullsisë së Gazës

ShBA-ja ka thënë përsëri se duhet bërë më shumë për të mbrojtur popullsinë e Gazës, derisa ofensiva ushtarake izraelite kundër Hamasit intensifikohet

Foto nga arkivi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), aleati kryesor i Izraelit, po thotë përsëri se duhet bërë më shumë për të mbrojtur popullsinë e Gazës ndërsa ofensiva ushtarake izraelite kundër Hamasit intensifikohet, me viktima civile në rritje dhe një krizë humanitare që po përkeqësohet shpejt.

Që kur një armëpushim i përkohshëm skadoi në fillim të këtij muaji, paralajmërimet nga zyrtarë të lartë amerikanë janë bërë më të zhurmshme. Ditë më parë, sekretari i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se kishte ende një “hendek” midis asaj që po thoshin autoritetet izraelite dhe asaj që ata po bënin.

Kjo erdhi pas fjalëve të forta nga sekretari i mbrojtjes, Lloyd Austin, i cili ka thënë se vrasjet e civilëve në numër të madh rrezikonin ta kthenin fitoren taktike të Izraelit në Gaza në një disfatë strategjike që mund ta çonte popullsinë në krahët e Hamasit, raporton BBC, përcjell Dukagjini.

Ndërsa presioni ndërkombëtar rritet, Izraeli thotë se ka ndërmarrë hapa për të paralajmëruar banorët në disa zona që duhet të largohen dhe ka njoftuar përpjekjet për të rritur sasinë e ndihmave humanitare që lejohen në Gaza.

Agjencitë e ndihmës, megjithatë, thonë se ende nuk është e mjaftueshme dhe paralajmërojnë se ata që nuk janë vrarë nga bombat mund të mos i mbijetojnë urisë dhe sëmundjeve.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika