Rritja e çmimeve shkakton vonesa në realizimin e projekteve në komuna

Rritja e çmimeve të materialeve ndërtimore ka ndikuar që shumë projekte të ndryshme në komuna të Kosovës të ndërpriten e të vonohen. Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkon që Ligji për Mbështetjen e punëve Publike i miratuar në nëntor të vitit të kaluar, të nisë së zbatuari sa më shpejtë

Foto ilustrim

Dy projekte infrastrukturore janë ndërprerë vitin e kaluar në komunën e Obiliqit si shkak i rritjes së çmimeve.

Inflacioni që preku çmimet e shumë produkteve në Kosovë, ndikoi edhe tek çmimet e materialeve ndërtimore, që u bënë shkak që kjo komunë të hapte edhe njëherë tenderë për projektet e njëjta.


“Edhe ne nuk kemi qenë imun ndaj kësaj ngritjeje edhe ne kemi pasur pasoja bashkë me operatorët dhe qytetarët, shumë projekte përveç atyre që janë ndërprerë kanë pasur ngecje, për shkak të materialeve edhe mungesave por edhe rritjes së çmimeve”, ka thënë drejtori i Infrastrukturës, Fatmir Berbatovci.

Ndryshimet e çmimeve mund të ndikojnë edhe në vlerën e projektit për ndërtimin e teleferikut, që pritet të nisë së realizuari së shpejti në komunën e Prizrenit.

“Është shumë e vështire me përcaktu çmimin sepse jemi në një situatë ekonomike, ku çmimet lëvizin, mirëpo sipas çmimeve që kemi pasur vitin e kaluar, është përmendur një shifër prej diku, rreth 5 milionë eurove”, ka deklaruar kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.

Në nëntor të vitit të kaluar, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për mbështetjen e punëve publike.

Me këtë ligj parashihet kompensimin deri në një masë të caktuar të rritjes së çmimeve të materialeve ndërtimore dhe punëve përcjellëse në kontratat për punë të lidhura në mes të Autoriteteve Kontraktuese dhe Operatorëve Ekonomikë.

Nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, shpresojnë se ky ligj do nisë së zbatuari së shpejti, duke shtuar se ligji është miratuar me vonesë.

“Neve po shpresojmë që gjatë periudhës së parë të këtij viti, disa projekte që nuk kanë mundur të realizohen vitin e kaluar, për shkak të normës së inflacionit  e rritjes së cimeve do të fillojnë të realizohen këtë vit”, është shprehur Sazan Ibrahimi, kryetar në AKK.

Në lidhje me zbatimin e Ligjit për Mbështetje të punëve publike nuk janë përgjigjur gjatë së enjtes nga Ministria e Financave e nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika