Rruga që u promovua si “Transformim i Prishtinës”, prishet nga komuna, nis ndërtimi i unazës

Një rrugë alternative që lidh Lakrishtën me Fushë Kosovë, e asfaltuar vetëm rreth 5 muaj më parë, nuk mund të përdoret tash e disa javë për shkak të nisjes së punimeve për unazën e kryeqytetit. Ajo është prishur krejtësisht derisa zyrtar komunal thonë se që nga fillimi ishte menduar të jetë e përkohshme, ani se kur e promovuan në nëntor të 2023-s, nuk e prezantuan si të tillë

Kur filloi së ndërtuari e asfaltimi i rrugës nën rrethrrotullimin e Larishtës, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama e kishte vlerësuar si projekt të rëndësishëm e që do ta shkarkonte trafikun e ngarkuar në rrugët “Tirana” e “Bill Klinton”.

“Po punojmë pa ndal që të transformojmë Prishtinën, që të kemi infrastrukturën e duhur në kryeqytetin tonë”, thoshte Rama kur promovoi punimet finale të rrugës në nëntor të 2023-ës.

Por, vetëm 5 muaj pas gjendja është e tillë për shkak të nisjes së punimeve në unazën e kryeqytetit.

Ani se kur u lëshua për qarkullim nuk u promovua si e përkohshme, tani në Komunë po thonë se kjo nuk ka të bëjë me keqplanifikim porse rruga u parapa të shfrytëzohet për një kohë të shkurtër, derisa nuk tregojnë as shifrën e investimit të atëhershme.

“Realisht këtu ka qenë asfalti i vjetër i Prishtinës ku ka pas kyçje direkt për Fushë-Kosovë. E kemi funkionalizu me shumë pak investime dhe i ka ra që me deblloku pjesën e qendrës derisa kemi nis me unazën. Segmenti i ri tash është i funksionalizueshëm, nuk ka asnjë problem,” ka thënë Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunë, Krenar Xhaferi.

Por, bazuar në një postim të nënkryetarit Alban Zogaj të nëntorit të 2023-s kjo rrugë në fakt ishte asfaltuar.

Pavarësisht investimit, Xhaferi thotë se planet ua ndryshoi unaza e kryeqytetit edhe pse ky është projekt i kamotshëm.

“Pjesa e unazës që po punojmë, ideja është që e pengon infrastrukturën në këtë rrugë ku e kemi funksionalizu. Nuk është që kemi shtru asfalt, n’këtë segment nuk e kemi prek asnjë meter asfalt. Ka qenë asfalt tjetër në drejtim të unazës së kryeqytetit që në këtë pikë ku jemi, normal që do ketë pilotime. E kemi pa mundësinë që atëherë që me pak investime ta bëjmë të suksesshme sepse ka shkarku shumë kolonë brenda qytetit por me përmbylljen e unazës, mund të ndërohet korsi e punimeve,” shtoi Xhaferi.

Investime të tilla, sipas njohësve të fushës, nuk po analizohen siç duhet nga ana e komunës.

“Forma që u zgjidh nuk është e nivelit të duhur sepse kryqëzohen dy magjistrale dhe vendi është bërë me një rreth që e ngulfat procesin. Tek pyetja konkrete është projekt që e kanë bërë komuna. Qëllimin e kanë me zvoglu ngarkesën në rreth por sipas meje, nuk është analizu problematika e komunikacionit që sillet aty. Si duket, është bërë sa për të bërë një investim,” ka thënë inxhinieri i ndërtimtarisë, Kadri Morina.

Unaza e Kryeqytetit ka qenë njëri ndër premtimet e kryetarit, Përparim Rama para ardhjes në pushtet.

Sipas tij, unaza do ishte zgjidhja e problemit të trafikut në Prishtinë për çka, i njëjti ka kërkuar në vazhdimësi përkrahje nga ekzekutivi.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika