Rrugës për shtëpi: Hasan Dakaj lirohet nga akuzat e Serbisë

Hasan Dakaj (majtas në foto) dhe Gëzim Dakaj (djathtas në emisionin FIVE )

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), i cili mbahej në burg në Serbi që nga fillimi i janarit 2024, është liruar sot.

Vetë ish-luftëtari i lirisë ishte planifikuar të paraqitej personalisht përmes një linje direkte në emisionin FIVE, por gjendja e tij emocionale pas lirimit e bëri të pamundur këtë. Në vend të tij, foli vëllai i tij, Gëzim Dakaj.

Ai në FIVE në Dukagjinit ka thënë se i vëllai është shumë i emocionuar dhe ende nuk ka mundur të tregojë detaje të mëtejshme se si u trajtua në burgjet e Serbisë.

“Është i liruar prej tërë aktakuzave… për momentin është shumë i emocionuar.

(Është trajtuar) si në Serbi ma. Kush ka qenë atje e dinë. S’po di çka më thënë se ende nuk kemi biseduar me vëllaun, veç sa e kemi parë edhe kemi marrë në kerr dhe po shkojmë në shtëpi dhe ty do të flasim si ka ndodhur gjendja”, ka thënë Gëzim Dakaj.

Hasan Dakaj ishte arrestuar në pikëkalimin kufitar në Merdare më 6 janar 2024 – dhe nga kjo ditë po mbahej në paraburgim.

Ai u akuzua nga Prokuroria e Lartë për Krime të Luftës e Beogradit për gjoja krime lufte kundër popullsisë joshqiptare gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999.

Nezir Mehmetaj dhe Tefik Mustafa aktualisht po mbahen në burg në Serbi, nën akuza për krime lufte. Mehmetaj, i cili u arrestua në janar të vitit 2020, u dënua muajin e kaluar me gjashtë vjet burgim. Ndërsa Mustafa, i arrestuar në qershor të vitit 2024, vazhdon të jetë në paraburgim.

Shija e redaktorit

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar sqarim juridik lidhur me situatën pas përfundimit të afatit kushtetues...

Fitore e jashtëzakonshme me nokaut nga Usyk, e rrëzon Duboisin...

Oleksandr Usyk është shpallur kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez Daniel Dubois.  Raundin e parë Usyk e...

Të fundit nga rubrika