Rrugët me borë, vështirësi në qarkullim drejt Aeroportit “Adem Jashari”

Qarkullimi në aksin rrugor Prishtinë – Pejë e respektivisht për Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” është zhvilluar me vështirësi sot në orët e mëngjesit, si pasojë e reshjeve të borës dhe temperaturave të ulëta.

Në pamjet që ka siguruar RKT shihet se në këtë segment janë krijuar kolona të gjata automjetesh, ndërsa rruga paraqitet e mbuluar me borë dhe e rrëshqitshme.

Drejtuesit e automjeteve janë detyruar të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, për shkak të kushteve të rënda atmosferike.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit dhe respektim të rregullave të trafikut, sidomos në drejtim të aeroportit, ku fluksi i automjeteve mbetet i lartë gjatë orëve të para të ditës.

Kujtojmë se Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë sinjalizimin rrugor dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes me kushtet aktuale të rrugës.

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika