Rrugëtimi i deritanishëm i abetares mbarëkombëtare

Abetarja mbarëkombëtare ishte promovuar si ide, në takimin e përbashkët mes dy qeverive, në Prizren, nga kryeministri i atëhershëm në Shqipëri, Sali Berisha dhe ish- kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. Tashmë, abetarja mbarëkombëtare pritet të jetë në duart e nxënësve në shtatorin e këtij viti

Abetarja e Përbashkët

Abetarja e përbashkët mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë do të jetë në duart e fëmijëve që nga një shtatori.

Më 26 nëntor 2021, Shqipëria dhe Kosova morën vendim për bashkëpunim në fushën e arsimit, duke bashkëpunuar për një abetare të re.

Një muaj më vonë, përkatësisht më 21 dhjetor, ministrja e Arsimit në Kosovë, Arbërie Nagavci, së bashku me ministren e Arsimit të Shqipërisë, Evis Kushi, kishin nënshkruar marrëveshjen për përdorimin e një Abetareje të përbashkët në dy shtetet. Ndërkaq, konkursi për tekstin e përbashkët të saj ishte hapur më 28 janar të vitit 2022.

Tashmë, ministret e të dyja vendeve planifikojnë të jenë prezente në të dy vendet me fillimin e vitit të ri shkollor me ç’rast, do të përurojnë abetaren e përbashkët.

Shtëpitë botuese “Dukagjini” nga Kosova dhe “Pegi” në Shqipëri dhe janë shpallur fituese të konkursit për botimin e Abetares së përbashkët, mbarëkombëtare.

Të shtunën e 20 gushtit, Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci konfirmoi edhe një herë funksionalizimin e abetares mbarëkombëtare të planifikuar nga një shtatori.

Në një konfernecë për media, ministrja Nagavci ka bërë të ditur se procedurat tashmë kanë filluar dhe madje, është kërkuar që versioni digjital i saj të jetë prezent në duart e mësimdhënësve që ata të përgatiten paraprakisht në ligjërimin e saj.

“Uroj të mos kemi probleme serioze dhe me një shtator voglushët e klasës së parë ta kenë abetaren e tyre”, ka thënë Nagavci.

Të njëjtin proces e kishte konfirmuar edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në mbledhjen e dy qeverive, atë të Kosovës dhe Shqipërisë.

I pari i qeverisë shqiptare kishte potencuar se abetarja në fjalë do të dërgohet në Maqedoninë e Veriut dhe shtetet e tjera ku ka shqiptarë.

“E kemi fituesin e Abetares. Ka mbaruar faza e parë. Do ta dërgojmë këtë Abetare edhe në Maqedoni dhe në shtetet e tjera përrreth ku ka shqiptarë”, ishte shprehur Rama.

Historiku i Abetares unike

Abetarja mbarëkombëtare ishte promovuar si ide, në takimin e përbashkët mes dy qeverive, në Prizren, nga kryeministri i atëhershëm në Shqipëri, Sali Berisha dhe ish- kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Teksti fitues për abetaren e përbashkët Shqipëri-Kosovë ishte përzgjedhur më 24 prill të vitit 2012.

Abetare kjo që kishte katër bashkautorë, Shezai Rrokajn dhe Mimoza Gjokutajn nga Shqipëria, si dhe Islam Krasniqin dhe Saranda Kumonova-Pozhegun nga Kosova.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika