Rrustemi: Barrikadat duhet të hiqen sa më parë dhe Policia e Kosovës ka të gjitha kapacitetet ta bëjë këtë gjë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka thënë se barrikadat në veri të vendit janë të vendosura nga grupet kriminale dhe të armatosura "që dirigjohen direkt nga Beogradi, madje këtë edhe e kanë pranuar zyrtarisht"

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në Veri të Kosovës.

Përmes një postimi Rrustemi ka thënë se në Republikën e Kosovës janë bllokuar disa prej rrugëve nacionale dhe kjo sipas “është e paligjshme”.

“Këto barrikada janë vendosura nga struktura kriminale dhe të armatosura që dirigjohen direkt nga Beogradi, madje këtë edhe e kanë pranuar zyrtarisht”, ka shkruar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi.

Tutje Rrustemi ka theksuar se KFOR ka kërkuar pak kohë nga institucionet e Republikës së Kosovës për t’i hequr këto barrikada të paligjshme.

Mes tjerash, Rrustemi ka shkruar se ëshgtë dita e 14-të e barrikadave dhe këtë të premte KFOR ka deklaruar “që kjo punë të zgjidhet me dialog”.

“Këto deklarata dhe kjo zhagitje vërtetë po bëhen të papranueshme dhe janë duke kaluar çdo pritje. Rendi dhe ligji duhet të mbizotërojë. Me krimin dhe paligjshmërinë nuk mund të negociohet”, ka shtuar tutje Rrustemi.

Deputeti i LVV-së ka potencuar se barrikadat duhet të hiqen sa më parë dhe sipas tij, Policia e Kosovës ka të gjitha kapacitetet ta bëjë këtë gjë.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika