Rrustemi i VV-së pyet BE-në: Prej kur luftimi i krimit e shteti ligjor nuk na qenkan sjellje evropiane?

Deputeti i partisë në pushtet, Adnan Rrustemi, ka reaguar ndaj deklaratës së zëdhënësit të BE-së, Peter Stano

Adnan Rrustemi, deputet i LVV-së, i ftuar në Debat Plus

Pas deputetit të VV-së, Armend Muja, ka reaguar edhe deputeti tjetër i partisë në pushtet, Adnan Rrustemi, në lidhje me deklaratën e zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, se “vendosja e disa masave kundër qeverisë së Kosovës për shkak të paaftësisë për të vepruar në një mënyrë evropiane drejt shtensionimit dhe marrjes së hapave të rëndësishëm në këtë drejtim”.

Rrustemi e ka pyeture Stanon se “qyshkur luftimi i krimit e shteti ligjor nuk na qenkan sjellje evropiane, kurse mësymja e grupeve kriminale nga Serbia e kidnapimi i policëve, qenkan sjellje evropiane?”

“Nëse ka ndonjë ndryshim së fundi në ato që njihen si vlera evropiane, na trego z. Stano!”, ka shkruar deputeti i VV-së në Facebook.

 

 

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika