Ish-diplomati amerikan, James Rubin ka treguar arsyet pse ka refuzuar të jetë dëshmitar i Prokurorisë në rastin gjyqësor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve, duke theksuar se kjo lidhet me pikëpamjet e tij për Gjykatën Speciale në Hagë.
Rubin e konsideron të padrejtë mbajtjen për pesë vjet në paraburgim të të akuzuarve, të cilët sipas tij, u dorëzuan vullnetarisht dhe kanë bashkëpunuar me Prokurorinë.
“Janë dorëzuar vullnetarisht dhe kanë bashkëpunuar me Prokurorinë, s’e kuptoj pse kanë qëndruar kaq gjatë në burg, kjo më shqetëson”, tha Rubin.
Ai shtoi se kjo situatë nuk përputhet me shtetin e së drejtës dhe nuk ishte qëllimi i ish-sekretarese amerikane Madeleine Albright kur krijoi Tribunalin e Hagës për ish-Jugosllavinë.
“Kjo ka qenë e gabuar, kjo nuk është drejtësi”, theksoi Rubin, duke shtuar se perceptimi i tij është se është bërë një lloj fajësimi politik për shkak të rolit të Hashim Thaçit si udhëheqës i UÇK-së.
Rubin thotë se nuk i kujtohet incidenti i pretenduar në ish-godinën e MUP-it në Prizren