Rubin në Hagë: Nga një djalë i ri që punonte në rrethana të vështira, Thaçi u bë kryeministër

Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, ka nisur sot dëshminë e tij para Gjykatës Speciale në Hagë, në procesin gjyqësor kundër ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë paraqitjes së tij, Rubin ndau kujtimet për takimet me Thaçin në periudha të ndryshme të jetës dhe karrierës së tij politike.

“Pas vitit 2000 kam pasur ndërveprim me Thaçin. Nuk më kujtohen të gjitha, më kujtohet takimi i parë ai ishte djalë i ri, e kam takuar në një kohë të vështirë, nuk kishte funksion apo pushtet.

Herën e parë jemi takuar pas publikimit të kësaj në New York kur është bërë kryeministër. Erdhi në një restorant si kryeministër, dhe unë u habita nga kjo sepse kishte kaluar nga një djal i ri që punonte në rrethana të vështira, tani befasisht ishte bërë kryeministër. Kishin kaluar disa vite. Kjo ka ndodhur në një restorant në New York.

Hera e fundit besoj duhet të ketë qenë rreth vitit 2019 kur po punoja në Uashington dhe ai ishte president i Kosovës”, ka thënë Rubin.

Shija e redaktorit

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

Të fundit nga rubrika