Rubio premton kthimin e të gjithë trupave të pengjeve në Izrael

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha këtë të shtunën se do të sigurojë kthimin e të gjithë trupave të pengjeve të vdekur që ende mbahen nga Hamasi, ndërsa u takua me familjet e dy pengjeve gjatë vizitës së tij në Izrael.

Ai tha në platformën X se nuk do të harroj jetët e pengjeve që vdiqën në robërinë e Hamasit.

“Sot u takova me familjet e qytetarëve amerikanë, Itay Chen dhe Omer Neutra. Ne nuk do të pushojmë derisa trupat e tyre, dhe të gjithë të tjerëve, të kthehen,” shtoi ai, disa orë para përfundimit të vizitës së tij tre-ditore në Izrael.

Ndërkohë, grupi izraelit “Forumi i Pengjeve dhe Familjeve të Zhdukura” mirëpriti deklaratat e Rubios.

“Trembëdhjetë pengje duhet të kthehen në shtëpi. Trembëdhjetë familje kanë nevojë për qetësi shpirtërore. Ju lutemi mos ndaloni, derisa pengu i fundit të lirohet”, tha grupi në platformën X, duke falenderuar sekretarin amerikan të Shtetit.

Sakaq, Hamasi është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera evropiane.

Sipas armëpushimit të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara midis Izraelit dhe Hamasit, i cili hyri në fuqi më 10 tetor, të gjithë 20 pengjet e gjallë janë liruar nga militantët palestinezë.

Trupat e 15 pengjeve të vdekur janë kthyer gjithashtu në Izrael, ndërsa trupat e 13 të tjerëve mbeten në Gaza.

Në këmbim, Izraeli ka liruar gati 2.000 të burgosur, kryesisht palestinezë, së bashku me dhjetëra trupa palestinezësh, si pjesë e marrëveshjes.

Armëpushimi ndaloi përkohësisht armiqësitë, ndërkohë të dielën Izraeli kreu një valë të re sulmesh ajrore që, sipas ministrisë së shëndetësisë së territorit, lanë të vrarë dhjetëra banorë të Gazës.

Izraeli tha se trupat e tij u sulmuan, duke rezultuar në vdekjen e dy ushtarëve, pas së cilës nisi sulmet ajrore. Më vonë, Izraeli forcoi përsëri armëpushimin.

 

Shija e redaktorit

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Të fundit nga rubrika