Rumania mosnjohëse, kërkon zbatimin e marrëveshjes së Ohrit

Shteti i radhës që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe që kërkon zbatimin e marrëveshjes së Ohrit është Rumania. Ministria e Jashtme rumune ka thënë për Dukagjinin se e mbështet dialogun Kosovë-Serbi për normalizim të plotë të raporteve, por nuk ka treguar nëse marrëveshja e arritur do ta bëjë të mendojë ndryshimin e qëndrimit

Foto ilustruese

Rumania, si njëra nga pesë shtetet e BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bërë thirrje për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit me Serbinë.

Por, ministria e jashtme rumune që udhëhiqet nga Bogdan Aurescu, është treguar e kujdesshme kur është pyetur nga Dukagjini nëse marrëveshja është bazë e mjaftueshme për ndryshimin e qëndrimit ndaj Kosovës.

Në përgjigjen për televizionin, thuhet se Rumania vlerëson rezultatet që u arritën në Ohër më 18 mars, por kërkon zbatim të marrëveshjes së arritur.

“Ne inkurajojmë të dy palët të vazhdojnë punën e përgjithshme drejt zbatimit, e cila është kyçe për të përparuar. Rumania mbështet Dialogun e lehtësuar nga BE-ja si kuadër kryesor për një normalizim efektiv dhe i plotë të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në përgjigjen nga MPJ e Rumanisë.

E, marrëveshja e Ohrit nuk e ka bindur as Spanjën, e cila ditë më parë ka thënë për Dukagjinin se do të vazhdojë të mbajë qëndrimin kundër pavarësisë së Kosovës.

Marrë parasysh sfidat dalin nga marrëveshja e Ohrit, njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Arben Fetoshi pret vonesa në zbatimin e obligimeve.

Mirëpo, ai thotë se ky aspekt është përcaktues për lëvizjet e pesë shteteve mosnjohëse.

“Avancimi i marrëdhënieve mund të jetë më i shpejtë, por njohja formale besoj që varet nga dinamika, përkatësisht niveli i zbatimit të marrëveshjes së Ohrit që do të çonte në drejtim të normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Pra, një normalizim sa më i plotë i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë do të determinonte një lehtësi më të madhe politike të vendimmarrjes për njohjen e Kosovës nga pesë shtetet mosnjohëse të Bashkimit Evropian”, ka thënë Fetoshi.

Zvarritja eventuale e zbatimit të marrëveshjes, sipas Arbër Fetahur nga GLPS, mund të përdoret si pretekst nga vendet mosnjohëse për të mos lëvizur në drejtim të ndryshimit të qëndrimit të tyre.

Ai thotë se Kosova duhet të insistojë në zbatimin e tërësishëm të marrëveshjes.

“Zvarritja e implementimit të marrëveshjes do të përdoret dhe mund të përdoret, mund ta ngrisim si hipotezë, nga këto vende që ta zvarrisin edhe njohjen, apo ndonjë veprim për ngritjen e raporteve ndërmjet Kosovës dhe këtyre vendeve sepse e kanë një lloj alibie, ndonëse nuk është e drejtë dhe nuk është e duhur pasi që Kosova është e gatshme për ta implementuar marrëveshjen, e përdor si alibi qe ne duam të shohim në plotni a po zbatohet marrëveshja”, ka thënë Fetahu.

Pasi marrëveshja e Ohrit është miratuar nga të gjithë anëtarët e BE-së, Kosova vlerëson se i takon BE-së që të insistojë te vendet mosnjohëse për ndryshimin e qëndrimit të tyre.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika