Rusia akuzohet për përhapjen e dezinformatave

Shteti rus po akuzohet nga SHBA dhe vendet perëndimore se përmes internetit po përhap dezinformata për luftën në Ukrainë

Foto: AP

Shtetet e Bashkuara dhe Britania po akuzojnë Rusinë për përhapjen e dezinformatave në internet dhe manipulimin e opinionit publik në lidhje me luftën në Ukrainë. Ata kanë hedhur poshtë pretendimet ruse se Perëndimi po synon të kontrollojë të gjitha informacionet dhe të përcaktojë se çfarë është e vërtetë apo jo.

Zëvendësambasadori i Britanisë, James Roscoe, tha në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së se Rusia ka kryer sulme kibernetike dhe ka përdorur “një fabrikë të dezinformatave në internet për të manipuluar opinionin publik rreth luftës së tyre”, raporton AP.

Ambasadorja e SHBA-së, Linda Thomas-Greenfield, tha se qeveria ruse “vazhdon të mbyllë, të kufizojë dhe të degradojë lidhjen e internetit, të censurojë përmbajtjen, të përhapë dezinformata në internet dhe të frikësojë dhe arrestojë gazetarët për raportimin e së vërtetës për pushtimin e saj”.

Ambasadori i Rusisë në OKB, Vassily Nebenzia, akuzoi vendet që e quajnë veten një “komunitet të demokracive” për ndërtimin e “një totalitarizmi kibernetik” dhe së bashku me gjigantët e teknologjisë si Meta, për mbylljen e kanaleve televizive ruse, dëbimin e gazetarëve rusë dhe bllokimin e aksesit në faqet ruse të internetit.

Nebenzia akuzoi përsëri qeveritë dhe mediat perëndimore për trillimin e historisë së ushtrisë ruse që vrau civilë në Bucha afër Kievit. Ai pretendoi se civilët vdiqën nga plagët e shkaktuara nga predha artilerie të shkrepura nga pajisjet e vjetruara të përdorura nga ushtria ukrainase.

Britaniku Roscoe kundërshtoi pretendimet e Rusisë për një “provokim të inskenuar” dhe sugjerimin se ukrainasit ishin përgjegjës për vdekjet e civilëve pas rimarrjes së qytetit, duke thënë se imazhet satelitore vërtetojnë se trupat ishin aty për disa javë kur Rusia kontrollonte qytetin e Bucha-s.

Shija e redaktorit

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Presidentja Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri 2026: Kosova...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë urimin e saj për Vitin e Ri 2026, duke theksuar rëndësinë e reflektimit për vitin...

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Të fundit nga rubrika