Rusia dhe Ukraina këmbejnë qindra ushtarë në ditën e dytë të këmbimit të burgosurve të luftës

Rusia dhe Ukraina i kanë këmbyer të shtunën qindra ushtarë, nga 307 prej secilës palë – në ditën e dytë të këmbimit të burgosurve të luftës, i cili, pasi të përfundojë, pritet të jetë më i madhi në luftën trivjeçare mes tyre.

Lajmi u bë i ditur nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe Ministria e Mbrojtjes e Rusisë. Të premten, këto dy vende liruar secila nga gjithsej 390 ushtarë dhe civilë.

“Në mesin e atyre që u kthyen ka ushtarë nga ushtria jonë, Shërbimi Shtetëror i Kufirit dhe Garda Kombëtare e Ukrainës”, tha Zelensky në kanalin e tij zyrtar në Telegram.

“Presim që edhe të tjerë të kthehen nesër”, shtoi ai.

Edhe Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se pret që këmbimi të vazhdojë, megjithëse nuk dha hollësi.

Të premten ishin këmbyer 390 të burgosur nga secila palë dhe se këmbimi pritet të vazhdojë të dielën.

Këmbimi i së shtunës ndodhi disa orë Rusia e sulmoi Kievin me dronë dhe raketa, duke i plagosur të paktën 15 njerëz dhe duke i detyruar shumë njerëz të kërkojnë strehim në stacionet e metrosë.

Në bisedimet e para që nga fillimi i pushtimit rus më 2022, të mbajtura në Stamboll në fillim të këtij muaji – Kievi dhe Moska u pajtuan t’i këmbenin secili nga 1.000 të burgosur lufte.

Këmbimi i 1.000 të burgosurve nga secila palë do të përbënte këmbimin më të madhin të të burgosurve që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia.

Këmbimet e mëparshme nuk kanë sjellë përparim të dukshëm drejt përfundimit të luftës, e cila nisi në shkurt 2022.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika