Rusia e mohon sulmin ndaj Polonisë

Ministria ruse e mbrojtjes, siç raportojn mediat ndërkombëtare kanë mohuar se raketat ruse kanë goditur territorin polak, gjersa, është theksuar se këto janë provokime të qëllimshme që synojnë përshkallëzimin e situatës

Ministria ruse e mbrojtjes ka mohuar se raketat ruse kanë goditur territorin polak.

Ministria ruse e mbrojtjes mohoi të martën për raportet se raketat ruse kishin goditur territorin polak, duke i përshkruar ato si “një provokim të qëllimshëm që synon përshkallëzimin e situatës”.

Ai ka shtuar në një deklaratë: “Asnjë goditje ndaj objektivave pranë kufirit shtetëror ukrainas-polake nuk u krye me mjete ruse të shkatërrimit”.

Thuhet se rrënojat e gjetura në vendngjarje “nuk kanë të bëjnë me armët ruse”, ka shkruar Reuters.

Raketat ruse kanë goditur dy persona në Poloni, këtë e ka bërë të ditur zyrtari i lartë i intelegjencës amerikane

Ai ka thënë se raketat ruse kaluan në Poloninë që është anëtare e NATO-s, duke lënë të vdekur dy persona, shkruan sky news.

Zëdhënësi i qeverisë polake Piotr Mueller, nuk e ka konfirmuar menjëherë informacionin, por ka thënë se liderët e lartë po mbanin një takim urgjent për shkak të një “situate krize”.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika