Rusia kërkon rishikimin e marrëveshjes për eksportin e grurit

Ministria e Jashtme e Rusisë njoftoi se do të konsiderojë zgjatjen e marrëveshjes për grurin në Detin të Zi, vetëm nëse adresohen shqetësimet e prodhuesve të saj bujqësorë.

Marrëveshja e grurit mes Ukrainës dhe Rusisë, e cila u arrit me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara dhe Turqisë, do të përfundojë këtë muaj, por Rusia ka sinjalizuar se është e pakënaqur me disa aspekte të marrëveshjes, dhe mund të mos e nënshkruajë përsëri, shkruan REL.

“(Pala) ruse theksoi se vazhdimi i marrëveshjes së paketës për grurin është i mundur vetëm nëse merren parasysh interesat e prodhuesve bujqësorë rusë dhe të ketë akses të papenguar në tregjet botërore”, thuhet në deklaratë.

Kjo marrëveshje, e cila lejon eksportin e sigurt të grurit nga portet e Ukrainës, u arrit në muajin korrik të vitit të kaluar.

Përmes saj, u krijua një korridor i mbrojtur tranziti detar dhe u projektua për të lehtësuar mungesat globale të ushqimit, duke lejuar rifillimin e eksporteve nga tri porte në Ukrainë.

Ukraina është prodhuesi i shtatë më i madh i grurit në botë dhe parashikohet të jetë eksportuesi i pestë më i madh për vitet 2021 – 2022.

Në vitin 2021, eksportet ukrainase të grurit u vlerësuan në 5.1 miliardë dollarë, me Egjiptin, Indonezinë, Turqinë, Pakistanin dhe Bangladeshin si destinacionet kryesore.

Deri në shkurt të vitit 2022 kur filloi pushtimi rus, Ukraina kishte dërguar afërsisht 95 përqind të eksporteve të pritura të grurit për atë vi.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika