Një person u vra dhe 10 të tjerë u plagosën në kryeqytetin ukrainas Kiev, pasi raketat dhe dronët rusë goditën vende në Ukrainë gjatë natës.
“Raportet paraprake tregojnë se sulmi rezultoi në thyerje dritaresh, dëmtime makinash dhe në oborrin e një ndërtese banimi”, tha të shtunën kreu i administratës ushtarake të qytetit të Kievit,Tymur Tkachenko, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.
Sulmet gjithashtu shkaktuan zjarre të shumta dhe dëmtuan një kopsht fëmijësh.
Forcat ajrore të Ukrainës rrëzuan katër nga nëntë raketa dhe 50 nga 62 dronët e lëshuar në sulmet në të gjithë Ukrainën po ashtu forcat ajrore raportuan pesë goditje direkte me raketa dhe 12 goditje me dronë në 11 vende në të gjithë vendin.