Rusia sulmon Kievin, një i vdekur dhe tre të plagosur

Të paktën një person ka mbetur i vdekur dhe tre të tjerë të plagosur si pasojë e një sulmi që Rusia ka kryer mbi Kiev mëngjesin e së mërkurës. 

“Rusia kreu një sulm me raketa në Kiev dhe rajonin e Kievit”, ka thënë Andriy Yermak, shefi i shtabit të presidentit Volodymyr Zelensky, në një postim në aplikacionin e mesazheve Telegram.

“Kjo është se si (Vladimir) dëshiron që lufta të përfundojë”, ka shtuar ai, raporton Reuters.

Perspektivat për negociatat e paqes për t’i dhënë fund luftës që Rusia filloi në Ukrainë gati tre vjet më parë janë rritur pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se ai kishte qenë në kontakt me Kievin dhe Putinin. Zelensky ka thënë gjithashtu të martën se Kievi së shpejti do të zhvillojë bisedime me zyrtarët amerikanë.

Kryetari i bashkisë së Kievit Vitali Klitschko ka shkruar në Telegram se të paktën një person është vrarë dhe tre janë plagosur, duke përfshirë një fëmijë 9-vjeçar, si rezultat i sulmit dhe shërbimet e urgjencës u thirrën në të paktën katër rrethe të kryeqytetit ukrainas.

Administrata ushtarake ka bërë të ditur se sulmet kanë goditur disa ndërtesa banimi dhe jo banimi.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika