Ruzhdi Shehu: 700 nga 1,407 mërgimtarë kanë votuar për LDK-n, vazhdojmë pa balotazh edhe për 4 vjet

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Junikut edhe për një mandat tjetër, Ruzhdi Shehu, ka bërë të ditur se deri tani 1,407 votues janë regjistruar nga mërgata në Junik, ku 700 prej tyre kanë votuar për LDK-në.

“Sipas informacioneve që kemi mbledhur nga terreni, deri më tani nga 1407 votues të regjistruar nga mërgata kanë votuar rreth 700 prej tyre për Lidhjen Demokratike të Kosovës.Mërgata është gjysma e zemrës së Junikut prandaj vota juaj është e domoshme për të vendosur mbi fatin e Junikut në 4 vitet e ardhshme”.

Shehu, mes tjerash, u bëri thirrje të gjithë mërgimtarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votë.

“Lusim të gjithë mërgimtarët që ende nuk kanë votuar të shfrytëzojnë votën e tyre. Vëtëm në këtë mënyrë ju mund të konfirmoni fitoren tonë më 12 tetor pa balotazh. Ndërsa të gjithë mërgimtarët që nuk kanë arritur që të regjistrohen si votues me postë, i ftojmë që më 12 tetor të vijnë në Junik dhe të japin votën e tyre. Si gjithmonë, kontributi juaj për Junikun është thelbësor. Prandaj edhe këtë herë Juniku ka nevojë për juve, ndoshta më shumë se kurr më parë. Vazhdojm +4 pa balotazh”.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika