Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ruzhdi Shehu, ka shpallur fitoren në komunën e Junikut pas përfundimit të numërimit të votave në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Shehu ka fituar 55,92% të votave,, duke mposhtur kandidatin e AAK-së, Agron Kuçi, i cili ka marrë 44,08%.
Pas konfirmimit të rezultateve, Shehu ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale, ku falënderoi qytetarët e Junikut për besimin dhe përkrahjen, duke e cilësuar këtë fitore si historike dhe të veçantë.
“KY ËSHTË JUNIKU YNË
Ju faleminderit nga zemra për besimin dhe përkahjen tuaj. Junikasit sot me vendosmëri e konfirmuan fisnikërinë dhe vlerat e larta njerëzore.
Shpifjet, ofendimet dhe kërcënimet, Juniku sot i ka ndëshkuar me votë. Prandaj kjo fitore sot është kaq madhështore dhe historike, si asnjëherë më parë.
Faleminderit Junikas
Faleminderit Mërgatë
URIME JUNIKU IM
Zoti e Bekoftë Junikun dhe junikasit.
Rroftë Lidhja Demokratike e Kosovës
p.s. Në Junik komandanta janë vet junikasit”, ka shkruar Shehu.
