Ruzhdi Shehu, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Junikut, ka përmbyllur fushatën zgjedhore të ballotazhit me një tubim madhështor, ku morën pjesë mbi 1,000 qytetarë junikas.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Shehu ka shprehur mirënjohje të thellë për mbështetjen e bashkëqytetarëve, duke theksuar se “puna e ndershme shpërblehet me më shumë besim dhe përkrahje”.
“Sot u vulos: Krejt Juniku voton 113! Me zemër plot e them që puna e ndershme shpërblehet me më shumë besim dhe përkrahje. Junikasit janë shembulli më i mirë për këtë fakt. Faleminderit nga zemra të gjithëve. Shihemi nesër në festën e fitores. Vazhdojmë +4”, ka shkruar Shehu.
Fushata e LDK-së në Junik është mbyllur në një atmosferë entuziazmi e bashkimi, ndërsa Shehu shprehet i bindur për një fitore të thellë në zgjedhjet e së dielës.

