Sa mund të fitojë Kosova nëse kualifikohet në Botërorin 2026

Kualifikimi i mundshëm i Kosovës në Kupën e Botës 2026 do të kishte jo vetëm rëndësi historike në aspektin sportiv, por edhe përfitime të mëdha financiare. Sipas të dhënave, vetëm pjesëmarrja në këtë turne do t’i siguronte Kosovës të paktën 10.5 milionë dollarë, ku përfshihen 9 milionë për pjesëmarrje dhe 1.5 milionë për përgatitje.

Ky shpërblim paraqet një rritje prej rreth 50 për qind krahasuar me Kupën e Botës 2022, si rezultat i rritjes rekord të fondit të shpërblimeve nga FIFA për edicionin e ri me 48 skuadra pjesëmarrëse.

Përfitimet financiare mund të rriten edhe më shumë në varësi të ecurisë së Kosovës në turne. Nëse arrin në fazën e 1/32 së finales, secila skuadër përfiton rreth 11 milionë dollarë, ndërsa në 1/8 e finales kjo shumë rritet në 15 milionë. Një kualifikim në çerekfinale do t’i sillte federatës rreth 19 milionë dollarë.

Përveç shpërblimeve nga FIFA, edhe Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar bonus shtesë prej 1një milionë euro për kombëtaren në rast kualifikimi. Ky bonus pritet të ndahet mes lojtarëve, ku secili prej tyre mund të përfitojë nga 40 mijë deri në 50 mijë euro./KP

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika