Sadiku për deklaratat e Kurtit: Ai sinjalizoi KFOR-in

Arbnor Sadiku ka thënë se tensionet në Veri të Mitrovicës do të rikthehen në datën kur pritet të përfundoj afati për shtyerjen e vendimeve të reciprocitetit. Njëherësh, sipas Sadikut qëllimi i deklaratave të Kurtit ishte sinjalizimi i ndërkombëtarëve

Analisti Arbnor Sadiku

Analisti Arbnor Sadiku ka thënë se Kurti kishte sinjalizuar KFOR-in me deklaratat e fundit të tij, për të cilat Sadiku thekson se duhet të ketë kujdes.

I ftuar në “FIVE” të RTV Dukagjini, Sadiku ka thënë se deklaratat e Kurtit përgjatë të cilave përmendte fjalë sikurse “luftë”, Kryeministri kishte sinjalizuar ndërkombëtarët ashtu që barra e sigurisë së vendit të mos i binte vetëm Policisë së Kosovës.

“Do të ishte një interes ancional arritja e një marrëveshje me Serbinë ngase do të ishte momentum i duhur politik që do të garantonte shtetësinë e Kosovës dhe pavarësia e saj nuk do të ishte kontestuese”, ka thënë Sadiku në RTV Dukagjini.

Ndër të tjera, ai ka thënë se tensionet më një shtator, data për të cilën janë shtyer zbatimet e vendimeve për reciprocitetin, nuk do të shmangen. Ai ka theksuar se me këtë nuk nënkupton “një luftë”, por rivendosje të barikadave.

Njëherësh, ai ka përmendur edhe konfirmimin e këtyre tensioneve nga deklaratat e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Lidhur me një marrëveshje të mundshme në fushën e Sigurisë në mes Kosovës dhe Serbisë, Sadiku e ka cilësuar idenë e Presidentes Osmani sikurse “kreative”, por edhe njëherësh, “një balon në ajër”.

“ Pavarësisht raporteve vllazërore me Shqipërinë, mund të themi se raportet mes dy shteteve jane te tjera dhe kane pikendarje te ndryshme. Ne keto momente nuk mund te kene bashkepunime ne fushen e sigurisë” , ka thene Sadiku gjersa ka shtuar se Shqipërisë i duhet një pëlqim për të realizuar marrëveshjen duke qenë se Kosova nuk është një anëtare e NATO-së.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika