Sadrijaj thotë se dërgimi i ushtarëve shtesë në Kosovë, tregues se situata është delikate

Xhavit Sadrijaj, ish-atashe në Gjermani, ka deklaruar se numri aktual i pjesëtarëve të NATO-s përmes KFOR-it nuk mjafton për situatën aktuale e cila nuk është që premton shumë paqe në Ballkanin Perëndimor

Xhavit Sadrijaj, ish-atashe në Gjermani, ka deklaruar se numri aktual i pjesëtarëve të NATO-s përmes KFOR-it nuk mjafton për situatën aktuale.

Në një linjë direkte në emisionin “Five” në RTV Dukagjini, Sadrijaj ka theksuar se nuk është një situatë që premton shumë paqe në Ballkanin Perëndimor.

“Numri aktual i pjesëtarëve të NATO-s përmes KFOR-it nuk mjafton për situatën aktuale, sepse me të vërtetë është një rrethim i panevojshëm rreth kufijve të Kosovës, por me siguri ajo i jep sinjal të qartë të gjitha shteteve demokratike se duhet përforcuar trupat e NATO-s, dërgimi i kontingjentit të forcave gjermane në Kosovë tregon qartë se situata është mjaft e ndjeshme dhe ndezëse dhe ky parashikim i organeve përkatëse e forcon dërgimin e forcave shtesë… Nuk kemi një situatë që me të vërtetë premton shumë paqe”, u shpreh ai.

Sipas tij, mesazhi i ministrit gjerman të Mbrojtjes, Boris Pistorius, në Kosovë, ishte i qartë se Gjermania është e interesuar për paqe në Ballkan dhe që e mbështet Kosovën.

“Mesazhi i ministrit gjerman ishte i qartë se Gjermania është e interesuar të mbajë qetësi atje dhe t’u tregojë të gjithëve atyre që kanë interesa të tjera që Gjermania mbështet Kosovën dhe në tërësi Ballkanin Perëndimor ta ruajë paqen tutje”, shtoi më tej ai.

Ndërkohë, ai potencoi se bota demokratike është e shqetësuar për situatën “sepse Ballkani mund të jetë një nga frontet e reja të shpërqendrimit të situatës nga situata aktuale të luftës ukraino-ruse”.

“Kemi parë shumë përpjekje dhe lëvizje të padëshirueshme në pjesën veriore të Kosovës ku patën sulmin në Banjskë dhe veprimtarinë e grupeve të armatosura që për qëllim kishin destabilizimin… për fat të mirë nuk pati sukses, por tani kemi një situatë mjaft të tensionuar dhe kemi një rrethim të Kosovës me forca ushtarake serbe përreth kufirit… Gjermania do të jetë gjithmonë në krah të Kosovës”, tha më tej Sadrijaj.

Sa i përket kontributit të Gjermanisë në aspektin e armatimit, Sadrijaj thotë se pajisjet ushtarake që kishte Gjermania iu dorëzuan FSK-së për të ndihmuar zhvillimin e saj.

“Kemi një forcë mjaft moderne, e pajisur mirë dhe Kosova është shumë larg prej viteve të 90-ta…Çdo konflikt në Kosovë e ka përballë KFOR-in”.

Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika