Sali Berisha: Vrasja e al-Zawahirit është një sukses i madh i ShBA-ve në luftën kundër terrorizmit

Lideri i Al-Kaidës, Ayman al-Zawahri ka qenë udhëheqësi i shumë sulmeve terroriste. Ky lider ka ndërruar jetë të martën e 2 gushtit dhe shumë figura politike kanë reaguar mbi këtë ngjarje. Një prej tyre është dhe kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, i cili ka thënë se vrasja e liderit të Al-Kaidës është edhe një ngushëllim tjetër për viktimat e aktit të tij barbar të 11 shtatorit 2001

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha

Të martën e 2 gushtit, kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë Sali Berisha përmes një postimi në Facebook ka reaguar për vrasjen e liderit të Al-Kaidës, Ayman al-Zawahri.

Berisha është shprehur se kryeterroristi Ayman al-Zawahiri mori atë që meritoi.

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë ka shkruar se Ayman al Zawahiri ishte aktualisht kryeterroristi i rrjetit terrorist Al Qaeda, i cili së bashku me shefin e tij kryterroristin Osama bin Laden planifikuan dhe organizuan sulmin mbi “Kullat Binjake” në New York, në të cilin u vranë 2900 qytetarë.

Berisha ka përfunduar se vrasja e al-Zawahirit është një sukses i madh i ShBA-së në luftën kundër terrorizmit.

Përveçse sukses për ShBA-në, vrasja e Al-Kaidës, sipas Sali Berishës, është edhe një ngushëllim tjetër për viktimat e aktit të tij barbar të 11 shtatorit 2001 dhe akteve të tjera terroriste të projektuara dhe organizuara prej tij.

Biden: Vrasja e liderit të Al-Kaidës, ‘drejtësi’ e kërkuar prej kohësh

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika