Sallahu kërkon përjashtimin e kryeprokurorit të Mitrovicës nga rasti i fletëvotimeve

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka njoftuar se ka dërguar shkresë drejtuar U.D. kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ku kërkon që kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Njazi Rexha, të përjashtohet nga trajtimi i mëtejshëm i rastit për fletëvotimet në Mitrovicë.

Sipas Sallahu, përjashtimi i Rexhës është i nevojshëm për shkak të ekzistencës së konfliktit të interesit, në përputhje me Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit dhe Kodin e Procedurës Penale.

Sallahu, në shkresën e tij ka theksuar se bashkëshortja e kryeprokurorit të Mitrovicës, Nafije Rexha, ka qenë kandidate për këshilltare komunale nga radhët e PDK-së në zgjedhjet e 12 tetorit me numër 13.

Ministri ka kërkuar gjithashtu që rasti të merret nën juridiksionin e Kryeprokurorit të Shtetit për të siguruar zhvillim efikas të procedurës.

Ai ka kërkuar gjithashtu që të shqyrtohet ankesa për shkelje disiplinore nga Rexha dhe të nisë hetimi disiplinor nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, si dhe hetimet për përgjegjësinë penale të tij sipas Kodit Penal të Kosovës.

Shkresa e ministrit vjen pas dyshimeve për parregullsi në numërimin e fletëvotimeve gjatë balotazhit në Mitrovicë.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika