Salman Rushdie në gjendje më të mirë shëndetësore

Autori Salman Rushdie, 75 vjeç, u sulmua teksa fliste në një ngjarje në shtetin e Nju Jorkut dhe ishte në gjendje kritike

Autori, Selman Rushdie

Një ditë pasi u godit me thikë Autori Salman Rushdie është hequr nga ventilatori dhe është në gjendje të flasë sërish.

Rushdie me vite të tëra është përballur me kërcënime me vdekje për romanin e tij “Vargjet Satanike”, të cilin disa muslimanë e shohin si blasfemi.

Personi i cili ishte akuzuar për sulmin ndaj Rushdie, është lënë në paraburgim pa lirim me kusht.

I akuzuari për këtë sulm është Hadi Matar, 24 vjeç.

Michael Hill, presidenti i institucionit Chautauqua  përmes rrjetit social Twitter ka njoftuar për gjendjen shëndetësore të Rushdie.

Përpara sulmit, Rushdie ishte gati të mbante një fjalim se si SHBA ka shërbyer si një parajsë për shkrimtarë të tillë.

Shumë muslimanë reaguan me tërbim ndaj tij, duke argumentuar se portretizimi i Profetit Muhamed ishte një fyerje e rëndë për besimin e tyre.

Ai u përball me kërcënime me vdekje dhe udhëheqësi i atëhershëm iranian, Ayatollah Ruhollah Khomeini, nxori një dekret, duke bërë thirrje për vrasjen e zotit Rushdie, duke vendosur një shpërblim prej 3 milion dollarësh (2.5 milion £) në kokën e autorit.

Rushdie lindi në Bombei, Indi në vitin 1947. Ai u dërgua në shkollë me konvikt në Angli përpara se të vazhdonte studimet për histori në Universitetin e Kembrixhit. Në vitin 2007, ai u shpall kalorës për shërbime në letërsi.

Ka pasur një valë mbështetjeje për të, me sulmin e dënuar gjerësisht si një sulm ndaj lirisë së shprehjes.

Shija e redaktorit

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Të fundit nga rubrika