Samiti i Ballkanit të Hapur me interes për Turqinë dhe Hungarinë

Turqia dhe Hungaria do të marrin pjesë në samitin e Ballkanit të Hapur i cili do të mbahet me dy shtator në Beograd

Open Balkan

Më 2 shtator kryeqyteti i Serbisë, Beogradi është nikoqir i Samiti të Ballkanit të Hapur, ndërsa në këtë Samit kanë konfirmuar pjesëmarrjen Turqia dhe Hungaria.

Ministri i Jashtme i Turqisë, Mevlut Çavusoglu dhe ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, do të priten nga liderët e shteteve që kanë themeluar Ballkanin e Hapur, nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski dhe presidenti Serbisë, Aleksandar Vuçiq, bëhet e ditur nga zyra e presidentit serb për REL.

Më 10 tetor të vitit 2019 në qytetin e Serbisë, Novi Sad, ishte prezantuar ‘Mini-Shengeni’ që tani është Ballkani i Hapur, ku ishte themeluar nga tre (3) shtete të Ballkanit Perëndimor; Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, ndërsa kjo nismë ishte kundërshtuar nga Republika e Kosovës dhe Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Mali i Zi, të cilat nuk janë pjesë e kësaj nisme.

Por, për dallimi nga këto shtetet kjo iniciativë ka gjetur përkrahje edhe nga Shtetet e Bashkuar të Amerikës(SHBA) dhe Bashkimi Evropin(BE).

Ndërsa në samitin e ardhshëm është paralajmëruar se do të nënshkruhen disa marrëveshje. Sipas zyrës së Presidentit të Serbisë, në agjendë është paraparë që liderët të takohen me përfaqësues të grupeve të krizave për furnizim me ushqim dhe energji dhe të institucioneve që merren me tërheqje të investimeve.

Nga kabineti i kryesuesit të presidencës trepalëshe të Bosnjës, Shefik Xhaferoviq, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se, Tegeltija nuk ia ka konfirmuar pjesëmarrjen presidencës së Bosnjës.

“Presidenca e Bosnje-Hercegovinës nuk ka qëndrim për t’iu bashkuar iniciativës Ballkani i Hapur dhe as kryetari i Këshillit të Ministrave nuk ka ofruar hollësi lidhur me pjesëmarrjen e tij në Beograd”, ka thënë kabineti i Xhaferoviqit.

Të tri shtetet që e kanë krijuar Ballkanin e Hapur kanë thënë se qëllimi i kësaj iniciative është të mundësojë lëvizje të lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, raporton REL.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika