Samiti në Tiranë, Berisha e Meta thërrasin për protestë

Liderët evropianë derisa do të priten nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në anën tjetër, Sali Berisha, bashkë me liderin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe aleatët e tyre, do të protestojnë në “sy të Evropës"





Derisa në Tiranë pritet të zhvillohet Samiti midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, Sali Berisha, në po të njëjtën ditë, ka thirrur për protestë.

Të martën e 6 dhjetorit, samiti në Tiranë do të jetë i pari midis Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor që zhvillohet në territorin e një vendi të rajonit që nuk është në BE.

Liderët evropianë do të priten nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kurse në anën tjetër, Sali Berisha, bashkë me liderin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe aleatët e tyre, do të protestojnë në “sy të Evropës”.

Sipas Berishës, qëllimi është që Evropa të dëgjojë zërin e shqiptarëve, dhe pretendon se nuk do të ketë asnjë episod dhune, pra do të jetë paqësore.

“Jemi në shesh për të protestuar kundër armikut të përbetuar kundër vlerave evropiane, Ramës dhe regjimit të tij. S’do fshehim asgjë, ne dalim më datë 6 për t’i thënë Evropës se ky s’përfaqëson asnjë opozitë, por as popullin”, kishte thënë Berisha në një dalje publike.

Ndryshe, Kosovën në këtë samit do ta përfaqësojë presidentja, Vjosa Osmani.

Ndërkaq, më 1 dhjetor, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e ka quajtur Kurtin “llum terrorist”, duke paralajmëruar mospjesëmarrjen e Serbisë në këtë samit.

Por, pavarësisht deklaratave, ai ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në këtë samit, duke thënë se nëse nuk do të merrte pjesë, do të kishte një dëm të madh për Serbinë.

Në këtë samit, BE-ja pritet të kërkojë nga vendet e rajonit që të dëshmojnë përkushtimin e tyre ndaj vlerave të përbashkëta.

Këto porosi do të jenë pjesë e së ashtuquajturës “Deklaratë e Tiranës“.

Draft-deklarata mirëpret edhe zbatimin e marrëveshjes për heqjen e romingut për telefoninë mobile në nivel të rajonit, ndërsa kërkon që të reduktohen edhe tarifat e romingut mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në vitin 2023, me synimin që ato të hiqen tërësisht më vonë.

Çfarë do t’i sjellin Kosovës ujditë në samitin e BE-së në Tiranë?





Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika