Sarajeva, qyteti me ajrin më të ndotur në botë

Sipas kategorive, ajri në Sarajevë është shumë i rrezikshëm, ndërsa në të tjerat i pashëndetshëm

FOTO: Fehim Demir (EPA-EFE)

Kryeqyteti i Bosnje – Hercegovinës, Sarajeva, është në krye të listës së qyteteve me ajrin më të ndotur në botë, sipas të dhënave të platformës AirVisual, e cila mbledh informacione nga stacionet matëse në gjithë botën.

Pas Sarajevës renditet qyteti Lahore në Pakistan, Kolkota në Indi dhe Beogradi i Serbisë.

Sipas kategorive, ajri në Sarajevë është shumë i rrezikshëm, ndërsa në të tjerat i pashëndetshëm.

“Ata që vuajnë prej sëmundjeve të zemrës dhe mushkërive, gratë shtatzëna, fëmijët dhe të moshuarit, duhet ta shmangin çdo aktivitet në ambiente të jashtme. Të gjithë të tjerët duhet t’i shmangin qëndrimet e gjata jashtë”, sipas organizatës Ecoakcija, e cila mbledh të dhënat për cilësinë e ajrit në qytetet e Bosnje-Hercegovinës, shkruan Rel.

Prishtina renditet në vendin e 19-të, ndonëse në orët e paradites ka qenë në vendin e 12-të.

Kjo nënkupton se ajri është i pashëndetshëm për grupet e ndjeshme.

Nga vendet e tjera të rajonit, Shkupi është në vendin e tetë dhe Zagrebi në vendin e 13-të.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika