SBASHK: Greva u respektua nga të gjithë me disa përjashtime të vogla

SBASHK-u ka bërë të ditur se shumica e punonjësve të arsimit u janë përgjigjur pozitivisht thirrjeve për grevë njëorëshe të enjten. Por siç kanë treguar, ka pasur edhe prej atyre që nuk e kanë bërë një gjë të tillë, shkolla e vetme në Kosovë që nuk e ka respektuar grevën ka qenë shkolla fillore “Iliria”, në Prishtinë

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kukturës, Rrahman Jasharaj

Si duket jo të gjithë mësimdhënësit ishin të një mendimi me Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), për grevën njëorëshe të mbajtur të enjten.

Edhe pse shumica e shkollave dhe mësimdhënësve e respektuan vendimin e SBASHK-ut, kishte nga ata që nuk e bënë një gjë të tillë.

Siç njofton vetë SBASHK-u, shkolla e vetme në Kosovë që nuk iu bind urdhërave të tyre ishte shkolla fillore “Iliria” në Prishtinë.

Këtë veprim të kësaj shkolle SBASHK-u e arsyetoi duke thënë se mund të jenë keqinformuar nga ish-kryetari i shoqatës sindikale në shollën e lartpërmendur.

“Greviste Komunale dhe Universitete (Këshillat Greviste të SUSHK-ut) tregon se pas mbajtjes së grevës njëorëshe edhe në ndërrimin e dytë në nivel vendi, greva ishte e realizuar pothuajse 100%, përjashtim bën vetëm shkolla fillore “Iliria” në Prishtinë, të cilët nuk e kanë respektuar thirrjen për grevë, për shkak se në këtë shoqatë sindikale ende nuk janë kryer zgjedhjet e ndoshta janë keqinformuar nga ish-kryetari i kësaj shoqate sindikale”, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut.

Grevën nuk e respektuan edhe disa mësimdhënës në mënyrë individuale. SBASHK-u bën të ditur se në Komunën e Deçanit, ishin dy mësimdhënës që nuk iu bindën vendimit të tyre për grevë njëorëshe. Po ashtu, njëjtë vepruan edhe dy mësimdhënës të tjerë, njëri në Komunën e Gjilanit e tjetri në të Rahovecit.

Sipas Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, me gjithë këto përjashtime të vogla, grevës iu kanë përgjigjur rreth 27 mijë punonjës të arsimit.

Ata kanë ripërsëritur se, nëse deri më 20 maj nuk kanë ndonjë marrëveshje me Qeverinë e Kosovës, do të ketë një protestë bashkë me të gjitha sindikatat e tjera. Nëse edhe atëherë nuk ju plotësohen kërkesat, SBASHK-u ka paralajmëruar grevë të përgjithshme.

Grevistët e një shkolle në Kosovë

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika