SBAShK kërkon nga mësimdhënësit të mos nënshkruajnë versionin e ri të kontratës së punës

Sipas SBAShK-ut, versioni i ri i kontratës së punës është shumë më i dëmshëm dhe shumë më i keq se sa kontrata ekzistuese e punës, që e kanë punëtorët arsimorë

Rrahman Jasharaj, kreu i SBAShK

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka thënë se kohëve të fundit po qarkullon një version i ri i kontratës së punës për sektorin e arsimit, për të cilën ka bërë thirrje që të mos nënshkruhet.

Kjo pasi, sipas SBAShK-ut, ky version është kopje e keqe e një versioni të kontratës së punës, shumë më i dëmshëm dhe shumë më i keq sesa kontrata ekzistuese e punës, që e kanë punëtorët arsimorë.

“Ky version, që po qarkullon, bie në kundërshtim edhe me Udhëzimin Administrativ të MASHT-it, nr. 10/2015 për Kontratën e Punës për Mësimdhënës të Arsimit Parauniversitar. Ky version i shpërndarë ka shumë të meta dhe është i dëmshëm për punëtorët e arsimit, ngase cenon të drejtat e fituara e po ashtu nuk specifikon normën javore mësimore prej 20 orë dhe nuk është specifikuar as pjesa e orëve të tjera që janë për përgatitje për mësim dhe për veprimtari të tjera arsimore. Versioni i ri ka edhe të meta të tjera e të cilat jemi të gatshëm t’ua prezantojmë në takim kolegjiumit të Drejtorëve të Arsimit”, thuhet në komunikatën e SBAShK-ut.

SBAShK-u i është drejtuar publikisht punëdhënësve që ta tërheqin nga qarkullimi këtë version të ri të kontratës dhe të mbajnë një takim së bashku për përgatitjen e një versioni të ri të kontratës së punës.

“SBASHK-u i drejtohet publikisht punëdhënësve që ta tërheqin nga qarkullimi këtë version të ri dhe të takohen me SBASHK-un e të bashkëbisedojmë dhe bashkërisht, nëse është nevoja, të përgatitim versionin e ri të kontratës së punës, nëse do të shtojmë edhe ndonjë të drejtë të punëtorëve arsimorë e nëse jo, atëherë ata kanë kontratë pune në kohë të pacaktuar dhe nuk ju duhet diçka më e keqe nga kjo që e kanë”, thuhet tutje në komunikatë.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika