SBAShK-u paralajmëron grevë të përgjithshme prej shtatorit, nëse nuk u përfillen kërkesat

Rrahman Jasharaj, kryetar i SBAShK-ut ka paralajmëruar grevë të përgjithshme të punëtorëve të institucioneve arsimore nga shtatori, nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre

Rrahman Jasharaj, Kryetar i SBAShK-ut

Rrahman Jasharaj, Kryetari i SBAShK-ut ka njoftuar se në fund të gushtit, punëtorët e institucioneve arsimore do të hyjnë në grevë të përgjithshme.

Kjo grevë e përgjithshme, sipas kryetarit të SBShK-ut, vjen nga mospërfillja e kërkesave nga Qeveria Kurti.

Kërkesa e tyre është shtesa prej 100 eurosh në paga.

“Të gjithë këto angazhime jemi duke i bërë në kuadër të BSPK ku jemi pjesë bashkë me federatat e tjera. Më 14 kishim takimin e jashtëzakonshëm të BSPK dhe analizuam situatën, dhe fatkeqësisht erdhëm në përfundim se as angazhimi ynë i fundit dhe i vetmi nuk ka dhënë rezultat”.

Sipas Jasharajt, kjo ka ndodhur ngase qeveria nuk i është përgjigjur as ndërmjetësuesit, me çka ka treguar se është kundër dialogut.

Rrahman Jasharaj për EO ka thënë se do të fillojnë me grevë para se të fillojë viti shkollor, dhe shpreson se kjo do të ndikojë te qeveria të diskutojë mbi kërkesën e 100 eurove shtesë në paga.

“Në qoftëse më 24 gusht dhe më 1 shtator qeveria nuk reflekton, atëherë opinioni le ta dijë se më 1 shtator startojmë me grevë, ku në vend të nxënësve dhe ziles do të kemi mësimdhënës po jo në punë, por në grevë, dhe do të zgjasë derisa të realizohen kërkesat tona”.

 

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika