Scholz i Gjermanisë kritikon komentin e Abasit për ’50 Holokaustet’

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka kritikuar ashpër komentin e presidentit palestinez, Mahmud Abbas, i cili ka akuzuar Izraelin për kryerjen e '50 holokausreve'. Scholz, përmes një postimi në Twitter është shprehur "I neveritur nga komentet e egra" të bëra nga Abbas

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, Mahmud Abbasin, President i Palestinës

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka kritikuar Mahmud Abbasin pasi presidenti palestinez ka akuzuar Izraelin për kryerjen e “50 holokausteve”.

“I neveritur nga komentet e egra” të bëra nga Abbas në Berlin të martën e 16 gushtit, ka shkruar në Twitter Scholz.

Abbas, kishte refuzuar të dënonte sulmin vdekjeprurës nga militantët palestinezë ndaj atletëve izraelitë në Lojërat Olimpike të Mynihut të vitit 1972.

Në vend të kësaj, Abbas ka thënë se mund të tregonte “50 holokaustet” nga Izraeli që nga viti 1947, raporton euronews.

Ndërsa, Scholz është kritikuar gjerësisht për mos sfidimin e komenteve të Abbasit menjëherë në konferencën për shtyp.

Por, kancelari gjerman kishte hedhur poshtë më herët komentin e Abasit se trajtimi i Izraelit ndaj palestinezëve është “aparteid”.

“Për ne gjermanët, në veçanti, çdo relativizim i singularitetit të Holokaustit është i patolerueshëm dhe i papranueshëm. Unë dënoj çdo përpjekje për të mohuar krimet e Holokaustit”, ka shkruar ai.

Berlini ka argumentuar prej kohësh se termi “Holokaust” duhet të përdoret vetëm për të përshkruar vrasjen masive të 6 milionë hebrenjve nga nazistët para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ndërkaq, kryeministri në detyrë i Izraelit, Yair Lapid i ka quajtur komentet, “jo vetëm një turp moral, por një gënjeshtër monstruoze”.

Dani Dayan, kryetar i Qendrës Botërore të Përkujtimit të Holokaustit Yad Vashem, e kishte quajtur deklaratën e Abasit “të tmerrshme” dhe i ka kërkuar qeverisë gjermane t’i përgjigjet “sjelljes së pafalshme”.

Kurse, në një deklaratë me shkrim, zyra e presidentit Abbas ka thënë se ai “rikonfirmon se Holokausti është krimi më i urryer në historinë moderne njerëzore”.

“Përgjigja e tij nuk kishte për qëllim të mohonte singularitetin e Holokaustit që ka ndodhur shekullin e kaluar dhe ta dënonte atë në termat më të ashpër.”

Konferenca e diskutueshme për shtyp ka ardhur vetëm disa javë përpara një përkujtimi të planifikuar të 50-vjetorit të sulmit të Mynihut.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika