Seanca e jashtëzakonshme për buxhetin e Prishtinës, LVV voton vetëm njërën pikë

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës nesër pjesë do të marrin të gjitha subjektet. Megjithatë, për pikat që ka propozuar Kryetari Përparim Rama, LVV ka votë vetëm për njërën prej tyre. Edhe të tjera partitë kanë treguar qëndrimet e tyre

Legjislatura e vjetër e Kuvendit Komunal të Prishtinës mblidhet nesër për votimin e dy pikave të rendit të ditës.

Ndonëse u bënë kritika për legjitimitetin e saj, seanca nuk është anuluar.

E madje, nga qeverisja e LDK-së thonë se kanë pranuar edhe mbështetje për votimin e bartjes së mjeteve nga viti 2024 në 2025.

“Njoftimi u ka shkuar të gjithë asamblistëve dhe grupeve parlamentare brenda Kuvendit. Shumica prej tyre kanë shprehur gatishmëri për pjesëmarrjen në seancë ndërsa kemi konfirmimin edhe nga LVV se do të votojë bartjen e mjeteve vetanake”, ka theksuar  Pëllumb Bajqinovci – Zëdhënës i Komunës.

Televizioni ka pyetur edhe drejtuesen e asamblistëve të LDK-së, Jeta Rafuna nëse kanë pasur komunikim me partitë e tjera, përfshirë edhe miratimin e pikës së dytë,  propozim-vendimin për miratimin e buxhetit të Komunës së Prishtinës për vitin 2026.

E njëjta nuk e ka komentuar situatën por u ka bërë thirrje partive politike të votojnë pikat e rendit të ditës.

Por për buxhetin e vitit të ardhshëm, LVV do të paraqesë një kërkesë.

“I kemi pyetjet tona për çështjen e ligjshmërisë së seancës po përgjigje për këtë duhet thënë nga ata që e kanë bërë thirrjen.Ne do insistojmë nga z. Rama që ta largojë pikën e dytë nga rendi i ditës sepse nuk ka emergjencë për këtë pikë, edhe ashtu, kuvendi nuk është funksional dhe s’është miratuar ad buxheti i shtetit për vitin e ardhshëm. Prioritet dhe urgjencë është vetëm bartja e mjeteve vetanake në mënyrë që sadopak të lirohet gjendja financiare në kryeqytet e cila është afër bankrotimit”, ka deklaruar Gëzim Sveçla – Shef i Grupit Parlamentar të LVV-së.

Nga Partia Demokratike kanë deklaruar se do të marrin pjesë në mbledhje por s’kanë ende vendim.

“Situata e krizës financiare në Prishtinë është serioze. Asamblistët e PDK-së janë duke analizuar me kujdes të gjitha mundësitë pozitive për të ndihmuar daljen nga kjo gjendje. Bartja e mjeteve nga viti 2024 në vitin 2025 mund të jetë një zgjidhje, por vetëm nëse garanton funksionalitetit normal të shërbimeve për qytetarët dhe pagesave për punëtorët. Kokëfortësia dhe përplasjet nuk i zgjidhin problemet e njerëzve. Ajo që duhet sot është përgjegjësi dhe vendime që i kthejnë qytetit stabilitetin që meriton”, ka deklaruar Leotrim Retkoceri – Shef i Grupit Parlamentar të PDK-së.

E nga Aleanca për Kosovën e Re, thonë se do votojnë për të dy pikat.

Televizioni ka provuar të kontaktojë edhe me përfaqësuesit e NISMA-s në Komunë por të njëjtit, kanë qenë të paqasshëm.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika