Seanca për Qeverinë e re, Osmani pret respektim të afatit kushtetues

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se ka qenë optimiste që seanca për votimin e mandatari të dytë për formimin e Qeverisë do të thirrej para afatit të fundit kushtetues.

Megjithatë, ajo tha se vendimmarrja finale i takon deputetëve dhe partive politike

Osmani sqaroi se seanca mund të thirret edhe si e jashtëzakonshme me 40 nënshkrime të deputetëve.

“Siç e dini, ftesa për seancë mund të bëhet edhe si seancë e jashtëzakonshme me 40 nënshkrime të deputetëve, dhe jam e bindur që do të ftohet me kohë, në mënyrë që të respektohen afatet kushtetuese. Në anën tjetër, unë nuk mund të paragjykoj se cili do të jetë rezultati i votimit. Me rëndësi është që seanca të ftohet brenda atij afati. Më pas është në duart e deputetëve dhe të partive politike se çfarë diskutojnë mes vete; këto janë procese në të cilat nuk kam ndërhyrë më herët dhe as tani.

Sa i përket ftesës për seancë, ai ka qenë optimizmi im — duket se të tjerët nuk e kanë pasur të njëjtin optimizëm. Unë kam pasur shpresë se do të ftohet më herët, bazuar në bisedat që kemi pasur. Sot është e hënë dhe e mërkura është data e fundit për seancë. Por, siç e thashë, u takon deputetëve të partive politike. Me rëndësi është që seanca të ftohet brenda afatit kushtetues, dhe përderisa është brenda atij afati, nuk ka asnjë shkelje”, ka thënë Osmani.

Lidhur me kandidaturën e Glauk Konjufcës si mandatar i dytë nga Lëvizja Vetëvendosje, Osmani u shpreh se vlerësimi është bërë në bazë të gjasave reale për të formuar Qeverinë.

Ajo theksoi se Kushtetuta nuk kërkon garanci apo nënshkrime paraprake, dhe se Konjufca është vlerësuar si personi që plotëson kriteret për mandatar.

“Sa i përket nënshkrimeve, kjo nuk ka qenë çështje garancie. Çështja e nënshkrimeve nuk kërkohet as me Kushtetutë, e as me aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese. Sikur të ishin dy kandidatë, atëherë do të shihej se cili prej tyre i ka gjasat më të mëdha. Por, megjithatë, kur është vetëm një propozim, shihet nëse ai kandidat i ka gjasat, dhe nga ajo që ka shprehur kandidati për kryeministër, Konjufca, është vlerësuar nga ana ime si Presidente se i ka ato gjasa. Nuk është kërkuar asnjëherë garanci”, ka shtuar Osmani.

Osmani iu rikthye edhe debatit për vonesat në proces, duke rikujtuar se bllokimet 9-mujore nuk kanë ardhur nga zyra e saj.

“Kushtetuta është e qartë: nëse dështojnë mandatarët e parë, shkohet te i dyti. Unë nuk kam bërë asgjë tjetër përveçse kam respektuar Kushtetutën. Dhe mos të harrojmë që ka pasur një vonesë 9-mujore, të cilën nuk e kam kërkuar, as përkrahur e as shkaktuar unë si Presidente. Për 9 muaj i kemi pritur partitë politike. Kam shpresuar se do të tregonin durim për këto dy javë. Në asnjë moment nuk ka qenë qëllimi im të shkaktoj vonesa; ato janë shkaktuar nga të tjerët. Për 9 muaj i kemi pritur. Tani po i vjen fundi gjithë procesit dhe do të shohim çfarë do të ndodhë”, ka theksuar Osmani.

Shija e redaktorit

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Të fundit nga rubrika