Sekuestrohen 45.5 kg kokainë në Durrës, arrestohet një person nga Kosova dhe një agjent doganor nga Tirana

Aksioni i policisë shqiptare nën dyshimin për trafikim të lëndëve narkotike të llojit kokainë në portin e Durrësit, ka rezultuar i suksesshëm, ku janë arrestuar dy persona, njëri shetas nga Kosova dhe tjetri nga Shqipëria, ndërsa janë konfiskuar mbi 45 kg kokainë

Operacioni policor antidrogë i koduar “Tranziti”, gjatë mbrëmjes së datës së 15 qershorit ka sekuestruar 45.5 kg lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, në një kontenier në Portin e Durrësit.

Në vijim të veprimeve për zbardhjen e tentativës për trafikim të një sasie të madhe të kokainës që vinte tranzit nga Brazili për në Maqedoninë e Veriut, policia shqiptare ka kap falë informacioneve që dispononte nga Policia Kriminale e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

”Si rezultat i veprimeve të thelluara, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, ky aksion ka rezultuar i suksesshëm”.

Lëndë narkotike e sekuestruar

Dhe si pasojë e këtij operacioni ”janë arrestuar dy persona: A. F., 30 vjeç, banues në Prishtinë, me detyrë administrator në kompaninë që kishte porositur ngarkesën e mishit të pulës në Brazil, dhe E. V., 39 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë agjent doganor i kontraktuar nga kjo kompani”.

Si rezultat i kontrollit të imtësishëm të ushtruar në kontenier, Policia shqiptare në brendësi të ngarkesës me mish pule ka gjetur 40 pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë 45 kg e 500 gramë, shkruhet në faqen e policisë të shtetit shqiptarë, në rrjetin social Facebook.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika